Ilustrim

Lipjan, arrestohet babai i fëmijëve të dyshuar për vjedhje në një market

Dje në Komunën e Lipjanit, dy fëmijë të mitur janë hasur duke vjedhur në një market.

Policia ka njoftuar se të miturit janë intervistuar nën prezencën e punëtorit social, ndërsa si i dyshuar, babai i tyre është dërguar në mbajtje.

“Është raportuar se dy të mitur kosovarë janë hasur duke vjedhur në një market, të miturit janë intervistuar në prezencën e punëtorit social. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar babai i tyre dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.