Marcel Ciolacu

Lideri opozitar rumun përhap lajme të rreme për COVID-19

Udhëheqësi i Partisë Social Demokratike të Rumanisë, Marcel Ciolacu, të martën u thirr nga media lokale në lidhje me postimin e lajmeve të rreme për çmimin e testeve COVID-19 në Gjermani, me qëllim sulmin e qeverisë, shkruan Balkan Insight.

Sipas portalit të lajmeve Digi24.ro, Ciolacu kishte thënë në një intervistë televizive të hënën në mbrëmje se të njëjtat teste për COVID-19 që kushtojnë deri në 80 euro në Rumani janë me çmim rreth 17 ose 18 euro në Gjermani.

Sipas raportimeve Ciolacu e  ka marrë shifrën në lidhje me këtë çmim nga një pjesë e lajmeve të rreme që përfshinin një foto të manipuluar të një fature të një prove të marrë në Gjermani. Çmimi real është 78 mijë e 74 euro i cili u shndërrua në 18 mijë e 74, njoftoi G4Media.

Fotografia e rreme qarkulloi përmes Facebook nga një- ish zyrtar i komunikimit i Partisë Social Demokratike.