Ukraina, Foto: Presidenca ukrainase

Letonia i lejon qytetarët e saj të luftojnë në Ukrainë

Parlamenti i Letonisë votoi njëzëri të hënën Ligjin për t’i lejuar shtetasit e saj të luftojnë në Ukrainë nëse dëshirojnë, raporton Reuters.

Juris Rancanis, kryetar i Komisionit parlamentar të Mbrojtjes, Punëve të Brendshme dhe Parandalimit të Korrupsionit, ishte hartuesi i ligjit në fjalë.

“Qytetarët tanë të cilët duan ta mbështesin Ukrainën dhe vullnetarë për të shërbyer atje për ta mbrojtur pavarësinë e Ukrainës dhe sigurinë tonë të përbashkët duhet të jenë në gjendje ta bëjnë këtë”, tha ai.

Ka nisur një ditë e re në Ukrainë dhe sytë e të gjithëve janë drejtuar e një takim i paraparë Rusi-Ukrainë që do të zhvillohet të hënën, me tensione të larta ndërkohë që luftimet e ashpra vazhdojnë në terren.

Kryeqyteti ukrainas po del nga një shtetrrethim gjatë fundjavës, pasi shpërthimet e shumta u dëgjuan para agimit.

Sirenat e sulmit ajror sapo kanë rënë në disa qytete dhe gjatë natës Rusia bombardoi Chernihiv dhe Kharkiv, thanë zyrtarët ukrainasë.

Dita e pestë e luftës në Ukrainë – Zhvillimet e fundit