Leposaviq, qytetari ankohet se i janë vjedhur kabllo elektrike

Një qytetar ka raportuar dje në Polici se në objektin e tij, i cili është në ndërtim e sipër, i është vjedhur një sasi e kabllove elektrike, të cilat kanë qenë të instaluara.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sipas ankuesit, nuk dihet kur ka ndodhur vjedhja, pasi që për herë të fundit objektin e kishte vizituar para 20-25 ditëve.

Policia thotë se rasti është nën hetime.