Ilustrim

Në Fushë-Kosovë e Lipjan vidhen kabllo elektrike në vlerë rreth 30 mijë euro

Policia e Kosovës njofton se janë raportuar dy raste të vjedhjes së kabllove elektrike në rajonin e Prishtinës.

Në Lipjan një pronar i kompanisë ndërtimore ka raportuar dje se në objektin e tij në proces ndërtimi persona të panjohur kanë vjedhur kabllo elektrike.

Sipas tij, këto kabllo janë në vlerë rreth 6,000 euro.

“Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, njofton Policia.

Ndërsa në fshatin Miradi e Epërme të Fushë-Kosovës një person ka raportuar se përmes incizimeve ka vërejtur se dy të dyshuar më 13 mars kanë vjedhur kabllo elektrike në vlerë prej 22,500 euro.

Sipas Policisë, njësite relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet më tutje.