Lëkundje të lehta të tokës në Podujevë

Para pak minutash, një tërmet me 3.0 shkallë të Rihterit është regjistruar në Podujevë dhe është evidentuar nga web-sajti i specializuar ndërkombëtarë për lëvizjet tektonike të tokës.

Tërmeti me thellësi prej 10 kilometrave, sipas këtij web sajti, ka pas epiqendrën në rrethinën e Podujevës.

Lexuesit e KALLXO.com, kanë njoftuar se e kanë dëgjuar edhe këtë, por edhe tërmetin e pak kohe më parë që ndodhi dhe epiqendrën kishte në Novi Pazar të Serbisë.