Momenti kur gazetarët sulmohen fizikisht nga persona të maskuar në Leposaviq, 16.06.2023

Lajmërohet ekipi i RTK-së që u sulmua në Leposaviq, publikojnë fotografi

Ekipi i Radio Televizionit të Kosovës (RTK) i cili ishte sulmuar sot në Leposaviq, thonë se janë mirë.

Këtë e ka bërë të ditur gazetarja e RTK-së, Venera Xhoxhaj, përmes një postimi në Facebook, nga ku ka bashkangjitur edhe një fotografi të tyre.

“Unë, Bardhi e Mentori jemi mirë. Uroj që sulme të tilla të mos ndodhin asnjëherë!” – ka shkruar ajo.

Radiotelevizioni i Kosovës (RTK) sot publikoi pamjet teksa sulmohet ekipi i tyre, kameramani goditet nga një person dhe më pas rrëzohet në tokë.