Foto: KALLXO.com

Lajçak: Mesazhi im është mbështetja e programit të Kurtit dhe Osmanit

Ushtruesja e presidentes Vjosa Osmani është takuar sot me përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Lajçak ka thënë se mesazhi i tij është mbështetja e programit të fituesit të zgjedhjeve, kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe Vjosa Osmanit.

“Nga takimet me Kurtin e Osmani, dialogu do të vazhdojë, do të krijohen disa procedura interne” tha Lajçak.

Ai tha diaogu nuk është përgjegjësi e një partie politikë apo vetëm e qeverisë, por është e të gjitha partive politike. 

“Dëshirojmë të krijojmë unitet. Do të takohem me partitë politike tash dhe të krijojmë unitetin” tha ai.

Ndërsa, Osmani këtë takim e cilësoi si diskutim përmbajtjësor dhe se ia ka bërë të qartë Lajçakut në emër të Kosovës  që procesi i dialogut duhet të ketë një rishikim. 

“Sapo të konstituhen institucionet e reja, të gjitha infotmata për këtë proces t’i drejtohen insitutcioneve të reja. Sa i përket qasjes tonë të re, ne mendojmë së duhet te hapim një kapitull te ri. Nuk do te lejohet që të flitet për kufijte e Kosovës. Kosova e ka përmbyllë statusin e saj me 17 shkurt 2008” tha Osmani.

Ajo tha se është koha që në Bruksel e kudo të kërkohet nga Serbia përgjegjësi për krimet. 

“Ne jemi palë të barabarta dhe dubet të trajtohemi të barabaërtë, si nga BE ashtu edhe nga secili institucion. Ne presim që marrëveshja finale te rezultoj me njohje reciptoke” tha ajo.