Gjendja në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, Foto: Andrin Aliu/ KALLXO.com - 9 gusht 2023

Lagështia e dëmtimet rrezikojnë librat në bodrumin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës – FOTO

Libra dhe materialeve të ndryshme që gjenden në hapësirën e bodrumit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Bjetër Bogdani” në Prishtinë, rrezikojnë dëmtimin për shkak të gjendjes së rëndë infrastrukturore brenda objektit të saj.

Dyshemeja, muret dhe tavani brenda hapësirave të Bibliotekës kanë pësuar nga lagështia në këtë objekt.

KALLXO.com ka vizituar hapësirën e bibliotekës në bodrumin e saj, aty ku ruhet fondi i librave të ndryshme, e cila është përfshirë edhe nga dëmtimet e gypave të ujësjellësit e kanalizimit, duke shkaktuar myk  fare pranë librave e materialeve tjera arkivore.

Gjendja në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, Foto: Andrin Aliu/ KALLXO.com – 9 gusht 2023
Gjendja në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, Foto: Andrin Aliu/ KALLXO.com – 9 gusht 2023

Drejtori i Bibliotekës Kombëtare, Fazli Gajraku, tha për KALLXO.com se për herë të fundit në objekt është intervenuar në vitin 2019, kur ishte bërë izolimi i kulmit të rrafshët të saj.

Ai shton se në objektin e bibliotekës pritet të bëhen disa investime tjera.

“Më konkretisht, për vitin 2023 është ndarë buxhet më vlerë 500 mijë euro për të mbështetur projektet në fushën e zhvillimit profesional bibliotekar dhe në atë të infrastrukturës”- tha Gajraku teksa foli për investimet e paralajmëruara nga Ministria e Kulturës.

“Investimet po orientohen sipas prioriteteve të paraqitura në Planin strategjik të Bibliotekës Kombëtare, që përfshin (në një listë të gjatë të objektivave strategjike dhe specifike) aspekte të zhvillimit dhe transformimit bibliotekar që përkojnë me mënyrën sesi t’i zhvillojmë koleksionet dhe shërbimin e përdoruesve, si të çojmë përpara Bibliotekën Digjitale, si objektivë specifike me prioritet, si të shtrojmë rrugën e objektivave të tjera specifike përfshirë Rrjetin Kombëtar Bibliotekar dhe Master Planin e Ndërtesës”- thotë ai.

Drejtori Gajraku thekson po punohet në hartimin e projektit për renovimin e tërësishëm të Bibliotekës, vlera e të cilit është 296.500.00 euro.

Ai ka treguar edhe për investimet më urgjente që ka nevojë ndërtesa e BKK-së.

“Pasi të jetë finalizuar dhe dorëzuar Projekti i hartuar i Konservimit dhe Restaurimit të objektit të Bibliotekës Kombëtare, do të nisë faza tjetër – ajo e investimeve direkte në fushën e infrastrukturës për rivitalizimin e ndërtesës së Bibliotekës Kombëtare”.

Sipas tij, prioritet do të jenë: Të përmirësohet dhe rregullohet izolimi dhe drenazhimi i mureve të jashtme të bibliotekës, për ndaljen e futjes së ujërave sipërfaqësor brenda bibliotekës që si pasojë shpesh kanë dëmtuar materialet bibliotekare që ruhen në depot që gjenden në bodrume; të përmirësohet sistemi i ujësjellësit në përgjithësi i Bibliotekës, jo vetëm furnizimin me ujë të Bibliotekës dhe të sistemeve të ndryshme, por edhe ruajtjen e materialeve bibliotekare të cilat jo rrallë kanë pësuar për shkak të shpërthimit të gypave të ujit; të instalohet sistemi kundër zjarrit, si dhe të përmirësohet sistemi i kanalizimit.

Në anën tjetër, në një përgjigje për KALLXO.com, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, thotë se në veçse ka nisur dhe është në proces të realizimit të shumë projekteve kapitale.

“Përkitazi edhe me rastin e investimeve në objektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, ka nisur dhe janë në zhvillim procedurat”- thuhet në përgjigjen e tyre më 9 gusht.

MKRS thotë se ka hapur tenderin për hartimin e projektit për investim në objektin e BKK-së dhe është përzgjedhur operatori ekonomik për hartimin e projektit për renovimin dhe restaurimin e tërësishëm të ndërtesës së Bibliotekës.

“Operatori ekonomik është në proces të hartimit të projektit, dhe në bazë të projektit final, Ministria do të vazhdojë me hapat e mëtejmë me zhvillimin e procedurave të mëtejmë të prokurimit, deri në finalizimin e renovimit të ndërtesës së BKK-së” – thuhet në përgjigjen e tyre për KALLXO.com.

Biblioteka Kombëtare e Kosovës, e dizajnuar nga arkitekti kroat Andrija Mutnjakovic u përurua në nëntor të vitit 1982.

Biblioteka së fundmi është futur në listën e aseteve të trashëgimisë kulturore për mbrojtje të përhershme, nga Ministria e Kulturës.