Një tërmet tjetër dridh Turqinë

Një tërmet me magnitudë 3.6 shkallë ka goditur Turqinë disa minuta më parë.

Ky termet erdhi pas dhjetëra tërmeteve të tjera që ndodhën që nga mbrëmja e kaluar në shtetin turk e që rreziku u pa më shumë në disa provinca, raporton CNN Turk.

Mbrëmjen e kaluar Turqia u përball me viktima dhe dëmtime të mëdha pas tërmetit me magnitudë 6.8 shkallë.

Tërmeti i mëngjesit të sotëm është regjistruar në rrethin Akhisar të Manisa.

Në tërmetin që ndodhi mbrëmjen e kaluar në Turqi, mbetën të vdekur 20 persona, ndërsa 1 mijë të tjerë kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Gjithashtu ekipet e kërkim shpëtimit janë njoftuar se ka persona të ngujuar në gërmadhat e shtëpive e ndërtesave që janë shembur pas tërmetit me magnitudë 6.8 shkallë.

KALLXO.com edhe mbrëmjen e kaluar raportoi për tërmetin që goditi Turqinë.

Gjatë ditës së sotme Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan ka bërë thirrje për qytetarët turq që të ndjekin udhëzimet nga qeveria për të evituar sa më shumë rritjen e viktimave.

Erdogan flet pas tërmetit shkatërrues në Turqi

Tërmeti në Turqi, 4 persona nën rrënoja