Dëmtohet fasada e murit të rinovuar në Kalanë së Novobërdes

Renovimi i Kalasë së Novobërdës, i bërë më 2015/2016, nga firma “Koto” nga Serbia me fondet të UNESCO-s, Zyra për Evropën Juglindore, po del të mos jetë bërë si duhet.

Institucionet përgjegjëse të trashëgimisë kulturore të Kosovës kanë evidentuar defekte që janë shfaqur pak kohë pasi ka përfunduar renovimi i kësaj kalaje.

Zyrtarë të Institutit Arkeologjik të Kosovës kanë thënë për KALLXO.com se janë evidentuar defekte që janë shfaqur në muret e kësaj kala tri vjet pas renovimit.

Enver Rexha, drejtor i Institutit Arkeologjik, ka thënë se janë evidentuar dëmtime në fasadën e gurit në tri pjese të murit të kullës së kësaj kalaje.

Ai ka thënë se për këto dëmtim e është raportuat në Ministrinë e Kulturës, ndërsa një raport i është dorëzuar edhe UNESCO-s, Zyra për Evropën Juglindore.

“Ata kanë qenë përgjegjësit për projektin, ata kanë financuar projektin për restaurim konservim, kompaninë mbikëqyrëse dhe kompaninë realizuese, punëkryesin”, ka pohuar Rexha, sipas të cilët për defekte e lëna nga firma serbe gjatë renovimit IAK ka raportuar edhe gjatë vitit 2018.

Për dëmtimet në kalanë e Artanës ka reaguar përmes një komunikate edhe Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore.

Sipas kësaj komunikate shkatërrimi dhe dëmtimi i këtij aseti ka një histori të gjatë, për të cilin KKTK ka raportuar dhe reaguar në vazhdimësi, për rrjedhën e punimeve dhe anashkalime institucionale dhe ligjore të bëra me rastin e renovimit të këtij objekti nën mbrojte të ligjit.

“Gjithashtu, kompania “Koto” nga Serbia që ka kryer punimet në këtë aset të trashëgimisë kulturore nuk ka qenë e licencuar, siç e parasheh neni 4.16. i Ligjit për Trashëgimi Kulturore”, thuhet në komunikatën e KKTK.