La Fazani fiton Festivalin e Këngës në RTK

Arbër Salihu, i njohur me emrin artistik La Fazani, ka fituar çmimin kryesor të Festivalit të Këngës në Radiotelevizionin e Kosovës, me këngën “Oj Kosovë“.

Trofeun me hartën e Kosovës, La Fazanit ia ndau kryeministri Albin Kurti.

La Fazani ka fituar edhe çmimin e Kryeqytetit. Çmimi i Orkestrës është fituar nga Saranda Alija, ndërsa fitues i çmimit të dytë është Angus Dei e i çmimit të tretë është Albin Nikprelaj.

Ky është edicioni i parë i këtij festivali, në të cilin garun 18 këngëtarë, 10 prej të cilëve ishin finalistë.

Juria e edicionit të parë përbëhet nga kryetarja Alma Bektashi, anëtarja që vjen nga Suedia dhe ka përfaqësuar shtetin e saj në “Eurovision”, Ulja Sjostrom si dhe anëtarët e tjerë si kompozitori nga Tirana, Adi Hila, këngëtari Alban Nimani dhe artistja e arteve pamore, Zake Prelvukaj.

Shpërblimi për çmimin e parë është një trofe i punuar nga Arbenitë Shala e Zana Ramadani, e cila ka simbolikën e Kosovës që shkëlqen.

Gjithashtu fituesi ka marrë një medaljon me shqiponjën e flamurit shqiptar që ka 500 diamante.