Kuvendi shqyrton shkarkimin e anëtarëve të Bordit të KPMM-së, Muja tregon arsyet - VIDEO

Kuvendi i Kosovës po shqyrton kërkesën e Komisionit për Ekonomi, për shkarkimin e kryesueses dhe anëtarët e Bordit të Komisionit për Pavarur për Miniera dhe Minerale.

Kryetari i këtij komisioni, Armend Muja (LVV) ka prezantuar para deputetëve arsyet për të cilat është kërkuar shkarkimi i Slevete Grajqevci – Pllana kryesuese, Gani Kastrati anëtar, Gani Maliqi anëtar, dhe Rrezarta Pushkolli – Makolli anëtare.

Sipas tij, komisioni Auditori i brendshëm ka konstatuar se është shkelur udhëzimi administrativ për rregullat dhe procedurat e përllogaritjes se rentës minerare në rastin e kompanisë “Ferronikeli”.

“Komisioni ka nxjerr rekomandim të shkarkohet anëtari Gani Maliqi është konstatuar se gjatë ushtrimit të detyrës ka pas shkelje të Ligjit për komisionin e pavarur për miniera dhe minerale. Auditori i brendshëm ka konstatuar se është shkelur udhëzimi administrativ për rregullat dhe procedurat e përllogaritjes se rentës minerare në rastin e kompanisë “Ferronikeli”- ka thënë ai.

Muja ka thënë se auditori ka rekomanduar që të themelohet një komision që të bëjë ri përllogaritjen dhe ndikimin financiar të mos zbatimit të saktë të udhëzimit administrativ.

Ndërsa, komisioni ka konstatuar se prej vitit 2012 deri më 2021 nuk është zbatuar drejtë udhëzimi administrativ.

“Komisioni profesional ka nxjerr rekomandim duke konstatuar që vërtetë ndërmjet vitit 2012 deri në 2021 nuk është zbatuar drejtë udhëzimi administrativ dhe ka rekomanduar që ndërmarrja të ngarkohet me 9 milionë euro shtesë detyrime ndaj shtetit të Kosovës. E njëjta vlen edhe tek anëtari i dytë i bordit Gani Kransiqi që rekomandohet të shkarkohet”- ka thënë ai.

Muja ka thënë se në gusht të vitit 2022 anëtarët kishin mbajtur një mbledhje dhe kanë marrë një vendim të kundër ligjshëm.

“Me kërkesë të Gani Maliqit, Gani Kastratit dhe Rrezarta Makolllit, mbahet një mbledhje e jashtëligjshme, në atë mbledhje marrin një vendim që voton kundërligjshëm që ndërmarrja të lirohet nga obligimet nga 2012 deri në 2028 dhe të ngarkohet vetëm prej vitit 2018 deri në 2022”- tha tutje Muja.

KALLXO.com ka publikuar një hulumtim në të cilin tregoi se si KPMM ia kishte zvogëluar borxhin ‘Ferronikelit’, duke filluar nga konstatimi i borxhit e deri tek vendimi për të ulur këtë borxh.

Rrjedha si u hodh poshtë dosja e “Ferronikeli”-t për borxhin 9-milionësh