Kuvendi shkon në pauzë deri në orën 15:00

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka bërë të ditur se Kuvendi i Kosovës shkon në pauzë deri në ora 15:00, pasi në ora 13:00 është e thirrur mbledhja e Kryesisë së Kuvendit.

Në Kuvendin e Kosovës, në seancë të jashtëzakonshme po diskutohet si pikë e rendit të ditës, programi qeverisës 4 vjeçar i Qeverisë Kurti.

Seanca ka filluar nga ora 10:00. Deputetët opozitar kritikuan planin qeverisës së prezantuar nga kryeministri Kurti.