Kuvendi i Kosovës, 24 mars 2022/ Foto: KALLXO.com

Kuvendi pa kuorum për ndryshimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës

Kuvendi i Kosovës nuk ka pasur kuorum për t`i votuar amendamentet dhe projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Gjatë kohës sa pritej të hidheshin në votim amandamentet e këtij projektligji, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Armend Zemaj tha se nuk do të marrin pjesë në votim me arsyetimin se ka ndërhyrje të pushtetit.

“Ndërhyrjet e pushtetit përmes legjislacionit në trupat e pavarur kushtetues në sistemin e drejtësisë dhe pavarësisë së saj shihet qartazi përmes plotësim ndryshimit të këtij ligji siç është për Këshillin Prokurorial të Kosovës”, tha Zemaj.

“LDK nuk e përkrah dhe ne nuk marrim pjesë në votim si tërësi në votim të amadamenteve dhe projektligjit i cili është në votim”, tha Konjufca.

Për votimin e amendamenteve kanë marr pjesë në votim vetëm 52 deputetë.

Ky ligj rregullon Këshillin Prokurorial të Kosovës (Këshilli-KPK), një institucion tërësisht i pavarur në
kryerjen e funksioneve të veta.