Kuvendi me një minutë heshtje në nderim të Xhemajl Mustafës në 23 vjetorin e vrasjes

Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës ka nisur me një minutë heshtje në nderim të jetës dhe veprës së aktivistit të LDK-së, Xhemajl Mustafa në 23 vjetorin e vrasjes së tij.

“Sot është 23 vjetori i vrasjes kriminale të intelektualit, patriotit dhe shkrimtarit tonë të shquar Xhemajl Mustafa, propozojmë që të mbajmë një minutë heshtje në nderim të jetës dhe veprës së tij”- tha Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Xhemajl Mustafa është vrarë më 23 nëntor 2000 në hyrje të objektit ku gjendej banesa e tij në lagjen “Dardania”, në Prishtinë.