Kuvendi kujton me lule 1133 fëmijët e vrarë në luftë

Në oborrin e Kuvendit të Kosovës janë mbjellur 1133 lule për të kujtuar fëmijët e vrarë gjatë luftës.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani tha se ky park ka një mesazh të madh.

“Ky është një park shumë i vogël por mesazhin e ka shumë të madh.”, ka thënë ajo.

Përpos Osmanit aty janë parë edhe deputet të tjerë duke vendosur lule.

Sipas të dhënave që nxorrën organizatat humanitare, ato shkencore për edhe studiues të ndryshëm në Kosovë gjatë luftës janë vrarë 1.392 fëmijë, prej tyre 296 nën moshën 5 vjeç.