qeveria e kosoves

Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, themelohet komisioni për memorialin e fëmijë të vrarë gjatë luftës

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për themelimin e Komisionit ministror për memorialin për fëmijët e vrarë gjatë luftës 1998-99 në Kosovë.

Këtë vendim kabineti qeveritar e mori në mbledhjen e sotme, në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve.

Komisioni do të kryesohet nga kryeministri Albin Kurti.

“Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve përkujtojmë fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë. Ministrja e Drejtësisë – anëtare; ministri i Ambientit – anëtar, ministri i Financave – anëtar dhe ministri i Kulturës – anëtar, dhe do të kryesohet nga unë”, ka thënë kryeministri Albin Kurti, gjatë mbledhjes së qeverisë.

Ideja për ndërtimin e një memoriali për kujtimin e 1,370 fëmijëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë është dhënë në vitin 2019 nga një grup studiuesish e artistësh.

Memorial për fëmijët e vrarë në luftën e fundit në Kosovë