Kusari-Lila: Ku ka më zi se mu bo tradhëti kombëtare me paratë e buxhetit për ndarje të Kosovës

Deputetja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari – Lila, në fjalën e saj në Kuvend tha se është tradhëti kombëtare që qeveria e PAN-it, pagoi kompani lobuese me paratë e buxhetit për ndarje të Kosovës.

“Ku ka më zi se mu bo tradhëti kombëtare me paratë e buxhetit të Kosovës,  për me pagu kompani lobuese në kohë të qeverisë PAN për me lobu në Evropë për ndarje të Kosovës. Raporti është se janë pagu kompani konsulentë që të cilat janë mundu që politikëbërësit në Francë dhe Europë t’i bindin që korrigjimi i kufijve është zgjidhja më stabile për rajonin. Ajo nuk është vetëm shkelje e kushtetutës por tradhëti kombëtare”, tha Kusari-Lila.

Ajo gjithashtu pyeti Hotin, i cili tha se nëse nuk ka sukses në dialog Kosova do të koordinohet me miqtë ndërkombëtarë.

“ Hoti tha se nëse nuk kemi sukses në dialog do të koordinohemi me miqtë ndërkombëtarë. Për çka do të korrdinohemi me miqtë, për ta shpallë pavarësëin? Tha platforma me njohje reciproke, por për të ardhë deri tek ajo e heqim reciprocitetin dhe presim njohje nga Serbia”, deklaroi Kusari-Lila.

Seanca e Kuvendit të Kosovës

Seanca e Kuvendit të Kosovës

Publiée par Kallxo.com sur Mardi 23 juin 2020