Albin Kurti, Foto: Zyra e Kryeministrit të Kosovës

Kurti: Vendimi i GjND-së i dha vulë pavarësisë së Kosovës

Shefi i Qeverisë së Kosovës, kryeministri Albin Kurti në 13-vjetorin e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur me pavarësinë e Kosovës ka thënë se ky vendim i dha vulën kësaj pavarësie.

Ai ka thënë se në këtë ditë, para 13 viteve GjND vendosi që shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk shkelte të drejtën ndërkombëtare.

“Në këtë ditë të vitit 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë – gjykata më e lartë e OKB-së – vendosi që shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, duke i dhënë një vulë përfundimtare asaj që përkrahësit e të drejtave të njeriut dhe drejtësisë e dinin gjatë gjithë kohës” – ka thënë Kurti.

Për këtë ditë, sot kanë shkruar edhe zyrtarë të tjerë shtetëror.