Kurti: Unë isha për dialog, Grenell ishte për aksion

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka dhënë detaje nga komunikimet dhe takimet me të deleguarin e ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Kurti tha se nuk kishte kërkuar takime gjatë një konferencëe në Gjermani.

“Unë e kam takuar dy herë ambasadorin Grenell, edhe në tetor edhe në janar dhe kur kam shkuaur në konferencën e Mynhut unë kam lënë takime me homologët, unë nuk kam lënë takim me ambasadorin Grenell, dikush ka kërkuar, unë jo sepse ne i dinim pozicionet tona. Nuk ka pasur ofertë që unë të shkoj në shtëpinë e bardh për të filluar dialogun po për ta korurzuar marrëveshjen, të shkoj atje e të jem i vetmi që të kthehem pa marrëveshje me atë rast me praninë time do i bëja dëm Kosovës e më daljen time, le të themi demostrative, si i pakënaqur ndihmon shtetin e qeverinë”, deklaroi Albin Kurti.

Ai tha se ka bërë mirë që nuk kishte shkuar në Amerikë për të nënshkruar një marrëveshje të mundshme mes Kosovës dhe Serbisë.

“Besoj kam vepruar drejtë, presidenti është detyruar të kthehet pa marrëveshje. Prania ime do të ishte kundërproduktive”, tha Kurti.

Ai ka zbulpuar edhe detajet nga komunikimi dhe takimi me Ambasadorin Grenell.

“Ai (Grenell), të gjitha mesazhet që mi ka dërguar, ka marr përgjigje prej meje. Ndoshta s’ka marr në seciin po ka marr në të gjitha edhe asnjëherë nuk më ka thënë që unë nuk pranohem për dialogun pa thënë, nëse nuk e heq tarifën 100%”, deklaroi Albin Kurti.

“E mbaj mend që në takimin që kishim në janar, unë i thash Ambasadorit që jam për dialog të përgaditur mirë, me parime, ai më tha unë nuk jam për dialog jam për aksion edhe qeshëm aty në njëfar mënyre sepse unë si kryetar i LVV-së, më në fund u përgadita për dialog, ata e lanë dialogun”, tha ai.

Intervistë Ekskluzive: Albin Kurti, Kryeministër në detyrë#JetaNeKosove

Publiée par Kallxo.com sur Jeudi 23 avril 2020