Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kurti u raporton për dialogun ambasadorëve të akredituar në Kosovë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është takuar të hënën me ambasadorët e akredituar në Kosovë për t’i ofruar atyre të rejat më të fundit në lidhje me dialogun me Serbinë.

“Unë fillova duke u shprehur mirënjohje BE-së dhe Amerikës për përpjekjet e tyre për ta rikthyer dialogun në rrugën e duhur pas sulmit terrorist të 24 shtatorit”, ka shkruar kryeministri Kurti në rrjetin social X.

KALLXO.com kishte raportuar se ka ndodhur ky takim në mes kryeministrit Kurti dhe ambasadorëve të akredituar.

Ndërsa, sot kryeministri ka pranuar ftesë nga Kryesia e Kuvendit që këtë raportim ta bëjë edhe në Kuvend të premten, më 3 nëntor.

Në anën tjetër, kryeministri Kurti pas pak do ta pres në takim edhe presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Von der Leyen paraprakisht është takuar me presidenten Osmani në ora 13:15.

Presidentja e Komisionit Europian mbërrin në Kosovë, takon Osmanin – Pamje