Foto: ZKM
Kurti takohet me ambasadorin gjerman, flasin për marrëdhëniet bilaterale dhe zhvillimet në vend
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde.
Sipas një komunikate për media, ata kanë diskutuar për marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, temat aktuale dhe zhvillimet e fundit në vend.
Kurti gjatë takimit ka pranuar nga ambasadori Rohde, një kopje të librit “Gjermania dhe Kosova: Historia e një partneriteti”.
“Gjatë këtij takimi, kryeministri Kurti pranoi nga ambasadori gjerman Rohde një kopje të librit “Gjermania dhe Kosova: Historia e një partneriteti” nga autorët Enrico Seeëald dhe Urs Unkauf, që përshkruan dhe shtjellon historikun e raporteve të shkëlqyeshme ndërmjet dy shteteve dhe popujve”- thuhet në njoftim.
Krahas falënderimit për librin, kryeministri ka falënderuar ambasadorin Rohde për bashkëpunimin e afërt, dhe shtetin gjerman për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.