Kurti pret në takim ambasadorin e Suedisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendësministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku, pritur në takim ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund.

Sipas një komunikate për media, krahas diskutimeve për marrëdhëniet bilaterale, Kurti dhe ambasadori Westerlund kanë biseduar edhe për takimin që kryeministri Kurti dhe ai i Suedisë, Ulf Kristersson zhvilluan në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

“Ata biseduan për marrëdhëniet ekonomike ndërmjet dy vendeve, për nevojën dhe potencialin e rritjes së shkëmbimeve tregtare, dhe për mundësitë që Kosova ofron për investitorë të huaj në fushën e minierave”- thuhet në njoftim.

Më tej, në kumtesë bëhet e ditur se ambasadori Westerlund ka njoftuar kryeministrin Kurti për interesimin e kompanive suedeze për të investuar në Kosovë dhe diskutuan rreth iniciativës për hapjen e Odes Ekonomike Nordike në Kosovë që do të kontribuonte në thellimin dhe rritjen e bashkëpunimit ekonomik.