Kurti përmend të arriturat e Kosovës në sport e kulturë në muajt e fundit

Kryeministri Albin Kurti ka falënderuar njerëzit e sportit e kulturës për të arriturat e tyre brenda dhe jashtë vendit.

Kurti ka përmendur disa nga sukseset e Kosovës gjatë kohëve të fundit në fusha të ndryshme.

Ai ka thënë se është interes i lartë shtetëror perkrahja e rinjve të Kosovës.

“Duket së nganjëherë preokupimi me politikë na bën të humbet vëmendja nga rezultatet e të rinjve tanë, por Qeveria i mban gjithnjë në mend. I falënderojmë ata njerëz të sportit e të kulturës për të arriturat e tyre brenda dhe jashtë vendit për vendin tonë”- ka thënë Kurti.

Tutje ka thënë se organizimi i binenales Manifesta ka pasur ndikim në ekonominë e Kosovës.

“Me organizmin e bienales ndërkombëtare dëshmuam edhe njëherë potencialin që ka vendi ynë, që pati ndikim në promovimin e Kosovës në botë. Manifesta 14 Prishtinë, solli artist të artit bashkëkohor ndërkombetar përmes vizitorëve të shumtë duke pasur ndikim pozitiv në ekonominë e vendit”- tha ai.

Kurti ka ftuar qytetarët që deri të hënën të vizitojnë intervenimet artistike në lokacionet e ndryshme.

Ai ka përmendur medaljet që ka fituar Kosova në sporte gjatë muajit tetor.

“Tetori ishte muaj i shënuar edhe në sport sidomos në arenën ndërkombëtare, boksierja Donjeta Sadiku mori medaljen e bronztë në Budva, Nora Gjakova fitoi medaljen e argjendtë në Abu Dabi ndërsa, Loriana Kuka e mori medaljen e bronztë, kurse Laurina Gashi me medaljen e artë për kadetë”- ka thënë Kurti.

“Ballkani i Suharekës na dha shijen e fitores të një ekipi nga Kosova”- shtoi tutje ai.