Kurti për 'Guardian': Nga largimi i barrikadave mund të ketë pasoja, duam të jemi të kujdesshëm

Gazeta prestigjioze britanike “The Guardian, i ka kushtuar sot një artikull Kosovës lidhur me zhvillimet e fundit me plot tensione në Veriun e Kosovës. 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se janë të shqetësuar se nga largimi i barrikadave mund të ketë pasoja.

“Dhe kjo është arsyeja pse ne duam të jemi sa më të kujdesshëm për t’u siguruar që nuk do të ketë destabilizim dhe do të ketë paqe dhe siguri relative. Megjithatë, ne nuk mund ta lejojmë përgjithmonë këtë shkelje të ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë. Pra, po, kjo duhet të përfundojë, sa më shpejt aq më mirë” – ka deklaruar Kurti.

Sipas ‘The Guardian’, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Rusia është duke provokuar tensione mes Kosovës dhe Serbisë teksa Beogradi e ka ndërmarrë hapin e parë me kërkesën e saj për dislokimin e trupave në Kosovë.

Një grup i madh anëtarësh të ‘Narodne Patrole’, një organizatë nacionaliste serbe me lidhje me grupin paraushtarak rus ‘Wagner’, ishin mbledhur të dielën në anën serbe të kufirit Serbi-Kosovë duke kërcënuar me futje në territorin e Kosovës dhe përballjen me trupat e NATO-s.

Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shprehet i shqetësuar se situata e tensionuar mund të përshkallëzohet gjë që do të shkonte në favor të presidentit rus Vladimir Putin, pasi forcat ruse dhe serbe kanë kryer 104 stërvitje të përbashkëta ushtarake në vitin 2021.

Kurti është pajtuar që t’u jepë kohë trupave të KFOR-it, për t’i bindur barrikaduesit të tërhiqen, dhe se, në të kundërtën, barrikadat nuk mund të lejohen të qëndrojnë shumë gjatë.

Shqetësimi miqëve dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë, sipas Kurtit, janë lidhjet e Beogradit me Moskën. 

“Tani që Rusia u plagos rëndë në Ukrainë pas pushtimit dhe agresionit të saj, ata kanë një interes për përshkllëzim të situatës në Kosovë. Ata kanë interes t’i transferojnë përpjekjet e tyre luftënxitëse në Ballkan, ku kanë një klient të tyre që është në Beograd” – ka deklaruar Kurti./The Guardian