Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kurti nga Kuvendi: Janë arrestuar dy të dyshuarit për tentim-grabitjen në Prizren

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka njoftuar deputetët e Kuvendit të Kosovës se gjatë ditës së sotme janë arrestuar dy të dyshuarit për tentim plaçkitjen e argjendarisë në Prizren.

Sipas Kurtit tashmë edhe disa lokacione janë duke u bastisur.

“Sot janë arrestuar dy të dyshuarit për plaçkitjen e argjendarisë në Prizren të hënën në mbrëmje, me ç’rast janë plagosur babë e bir, pronar të saj, tashmë disa lokacione janë duke u bastisur, të dyshuarit kanë qenë të arrestuar deri vonë për vepra plaçkitje të mëhershme por fatkeqësisht gjykata i ka liruar në procedurë të rregullt e tash janë ri arrestuar”, tha Kurti.

Kurti tha se Policia Kosovës në përgjithësi nga marsi 2021 deri më 15 nëntor 2021 ka shkatërruar 40 grupe kriminale me 257 persona të dyshuar ku sipas Kurtit 5 grupe kanë vepruar në nivel ndërkombëtarë, 2 grupe në nivel rajonal dhe 33 grupe kanë vepruar në nivel vendi.

KALLXO.com, ka njoftuar se më 15 nëntor kishte ndodh një tentim-grabitje në një argjendari në Prizren dhe se dy persona janë plagosur nga kjo tentim grabitje.

Gjatë javës së ardhshme Kallxo Pernime do t’i shfaqë pamjet e arrestimit të dy personave të dyshuar për tentim grabitjen në Prizren.

Tentim-grabitje në një argjendari në Prizren, plagosen dy persona