Kurti mbledh pikat e partisë: Me siguri do të fitojmë edhe zgjedhjet e tjera

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili drejton edhe Lëvizjen Vetëvendosje sot ka mbajtur mbledhjen e pikave të kësaj partie.

Në një fjalim të gjatë të cilin e ka publikuar në Facebook, Kurti ka përmendur sukseset e qeverisë së tij, duke u theksuar se do ta fitojnë edhe një mandat 4 vjeçar.

“Ne kemi fituar zgjedhjet në 6 tetor 2019, kemi fituar përsëri me 50.2% të votave në 14 shkurt 2021, e me siguri do të fitojmë edhe zgjedhjet e tjera më së voni në vitin 2025”- ka shkruar ai në facebook.

Ai ka kërkuar nga të gjithë aktivistët e LVV-së që të angazhohen që partia e tij të fitoj edhe një mandat për të qeverisur.

“Por arsyeja pse angazhohemi së bashku në politikën tonë kosovare dhe kombëtare, nuk është fitorja e zgjedhjeve. Ne jemi angazhuar dikur edhe kur nuk merrnim pjesë në zgjedhje. Arsyeja e angazhimit tonë është dëshira e zjarrtë për ndryshim demokratik”- ka theksuar ai.

Kurti në fjalimin e tij ka kujtuar edhe aktivistët Mon Balaj, Arben Xheladinin e Astrit Deharin.

Publikimi i plotë i Kurtit në Facebook: