Kurti: Kosova dhe Serbia kanë marrëdhënie abnormale, pa BE-në e SHBA-në nuk mund të ndryshojmë Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar para gazetarëve në Bruksel se nuk mund ta dijë se kur do të ketë normalizim të marrëdhënieve me Serbinë.

Kurti theksoi se Kosova është shtet normal porse me Serbinë i ka marrëdhëniet abnormale, pasi kjo e fundit sipas tij nuk është shtet normal. Ai u shpreh se shtetin serb nuk mund ta ndryshojë Kosova pa Bashkimin Europian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe perëndimin.

“Kosova është shtet normal demokratik. Marrëdhëniet me Serbinë i kemi abnormale por përshkak se Serbia nuk është shtet normal. Që do të thotë se për të normalizuar marrëdhëniet nuk duhet të ndryshojë Kosova, por Serbia. Ne nuk mund të ndryshojmë Srebinë pa BE-në, pa ShBA-në, pa perëndimin demokratik”- ka deklaruar Kurti.

Sipas Kurtit, Kosova sot ka qënë konstriktive në dialog dhe ka mnajtur një qëndrim parimor.

“Sa kohë merr kjo nuk e dijmë, por ne bëjmë farë dimë dhe farë mundemi. Mund të them se Kosova sot pas tri vjetëve ka qenë konstruktive në dialog dhe ka përfituar nga dialogu për shkak se ka mbajtur qëndrim parimor, dhe ka qenë e durueshme në shpjegimet e nevojshme për partnerët tanë amerikanë dhe europianë”- shtoi ai.

“Nuk mund ta dijë se kur do të kemi normalizim të marrëdhënieve me Serbinë që natyrisht kjo ka kuptim vetëm i bazuar e i organizuar rreth njohjes reciproke”- tha mes tjerash Kurti.

Një takim trepalësh ishte planifikuar që të ndodhte sot mes Kurtit dhe Vuçiq, me ndëmjetësim të BE-së. Mirëpo, sipas Borrell tha se Kosova nuk ishte e gtashme për takim trepalësh, teksa theksoi se Kurti kishte prezantuar tri kushte për angazhimin e tyre të mëtejmë në procesin e normalizimit.

Në anën tjetër, Kurti tha se përmes tri kërkesave ka kërkuar garancion për mirëbesim dhe vullnet të mirë të cilët, sipas tij, mundësojnë zbatimin e marrëveshjes.

“Siç e tha edhe vetë Borrell, unë kam kërkuar garancionin për mirëbesim dhe vullnet të mirë të cilët mundësojnë zbatimin e marrëveshjes, nuk mund të ketë zbatim të marrëveshjes pa mirëbesim dhe pa vullnet të mirë dhe këto vijne nëpërmjet tri garancive që kam theksuar, e para është nënshkrimi i marrëveshjes bazike. Vetëm nënshkrimi  marrëveshjes sjell sigurinë ligjore juridike dhe anulon shkeljet e mëhershme”- u shpreh ai.

“Garancia e dytë është tërheqja e letrës së Bërnabiq sepse aty thotë që nuk pranohet pavarësia e Kosovës, ulësja në OKB dhe integriteti territorial. Cili është kuptimi që të zbatosh marrëveshje apo të përpiqesh të normalizosh marrëdhëniet kur të thonë se do të respektohen. Kurse garancia e tretë që kam kërkuar është dorëzimi i kryekriminelit Milan radoiçiqit dhe i bandës së tij terroriste autoriteteve të Kosovës. Ne nuk mund ta ngjallim rreshterin e vrarë Afrim Bunjakun, por Serbia duhet të na dorëzojë Milan Radoiçiqin”- shtoi Kurti.

Kurti dhe Vuçiq për herë të fundit u takuan më 14.09.2023, kur diskutuan për zbatimin e Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit të raporteve, por ky takim rezultoi pa ndonjë përparim, për shkak të qëndrimeve kontradiktore të palëve.

Në anën tjetër, në mars të vitit 2024, është bërë një vit qëkur në Ohër të Maqedonisë së Veriut, kryeministri kosovar Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq, ranë në ujdi që të zbatojnë Aneksin e Marrëveshjes Bazike që ishte arritur në Bruksel, në ditët e fundit të shkurtit 2023.

Dy liderët u pajtuan që Kosova dhe Serbia të zhvillonin marrëdhënie normale të fqinjësisë së mirë me njëra-tjetrën dhe ndër tjera t’i njihnin dokumentet relevante dhe simbolet kombëtare të njëra-tjetrës, përfshirë pasaportat, diplomat, targat e automjeteve dhe vulat doganore.

Kosova merrte obligime për t’i zbatuar marrëveshjet e arritura më herët, përshirë atë që e parasheh krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, ndërsa Serbia nuk do ta kundërshtonte anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare.

Dhe, me gjithë pritjet se gjërat po merrnin rrjedhë pozitive, zhvillimet e mëvonshme në terren quan procesin në kah krejt të kundërt. E marrëveshja mbeti vetëm në letër.