Albin Kurti, Foto: Zyra e Kryeministrit të Kosovës

Kurti iu uron mirëseardhje mërgimtarëve

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti i ka uruar mirëseardhje mërgimtarëve në mbledhjen e sotme të qeverisë.

“Mirësevini në shtëpi bashkatdhetarë, me kënaqësi ju presim” – u shpreh kryeministri.

“Të dashur mërgimtar mirësevini, rikthimi juaj shënon një moment të veçantë. Në gjuhen tonë qëndrojnë dy fjale mëmëdheu dhe atdheu, prandaj edhe lidhja me Kosovën është më e thellë. Ne u jemi pafundësisht mirë njohës për angazhimin e juaj” – vazhdoi tutje ai.

Tutje shefi i ekzekutivit ka thënë se për t’i siguruar që koha e mërgimtarëve të jetë e këndshme, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka hartuar një planë të gjate, përmes kampeve verore, eksperiencave turistike.