Kurti dhe Lajçak

Kurti e Lajçak takohen sot

Gjatë ditës së sotme Kryeministri Albin Kurti do të takohet me Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçák.

Takimi do të mbahet nga ora 14:00 siç ka njoftuar edhe zyra e Kryeministrit.

Në njoftim tutje thuhet edhe se mediat do të marrin pamje në oborrin e ndërtesës së qeverisë ndërsa nuk është përmendur nëse pas takimit do të ketë adresim para mediave për temat që diskutohen.