Albin Kurti emëron Enver Dugollin zëvendësministër në Ministrinë e Mbrojtjes Foto: ZKM

Kurti e emëron edhe një zëvendësministër

Kryeministri Albin Kurti e ka emëruar Enver Dugollin zëvendësministër në Ministrinë e Mbrojtjes.

Dugolli në të kaluarën ka shërbyen në Trupat e Mbrojtjes së Kosovës dhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Ai poashtu ka mbajtur edhe detyrën e Atasheut Ushtarak në Tiranë me gradë Gjeneral në Pension.

“Kryeministri Kurti i ka uruar punë të mbarë dhe suksese z. Dugolli në angazhimin e tij në këtë Ministri shumë të rëndësishme për vendin duke thënë se beson që këtë detyrë ai do ta kryejë me profesionalizëm të lartë”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.

Enver Dugolli do të jetë zëvendës i Anton Qunit që është Ministër i Mbrojtjes.

Albin Kurti shkarkon Agim Veliun

.