Rrjeti i Grave kërkon zvogëlimin e numrit të zëvendësministrave dhe zbatimin e Ligjit për Barazi Gjinore

Rrjeti i Grave të Kosovës përmes një komunikate ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës zvogëlimin e numrit të zëvendësministrave dhe zbatimin e Ligjit për Barazi Gjinore.

Në këtë komunikatë shprehet pakënaqësi dhe shqetësim lidhur me moszbatimin e Ligjit për Barazi Gjinore dhe me emërimet e zëvendësministrave nga qeveria e Avdullah Hotit.

“Pavarësisht numrit të përgjithshëm të zëvendësministrave, RrGK kërkon nga qeveria që të zbatojë këtë ligj dhe po ashtu që marrëveshjet politike të mos paraqesin rrezik për të mirën e përgjithshme. Edhe kësaj radhe vërehet numri tejet i vogël i grave të emëruara. Sipas raportimeve nga mediat, vetëm tetë nga 46 zëvendësministra janë gra. Përkthyer në përqindje i bie që vetëm 17,4% e këtyre posteve u takojnë grave”, thuhet në komunikatën e Rrjetit të Grave të Kosovës.

Kryeministri Hoti, sa ishte Shef i Grupit Parlamentar të LDK-së në opozitë, ditën kur u shpërnda Kuvendi i Kosovës, më 22 gusht, e quajti qeverinë Haradinaj si më të madhen në botë. Krejt emërimet, sipas tij, i kushtonin shumë kuletës së shtetit.

Edhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme emërohen 4 zëvendësministra