Foto: ZKM

Emërohen edhe tre zëvendësministra në Qeverinë Kurti

Tre zëvendësministra janë emëruar gjatë ditës së sotme nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Kshtu thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit Albin Kurti.

Sipas njoftimit, Kurti sot ka pranuar sot tre propozimet e Lidhjes Demokratike të Kosovës për zëvendësministra.

Në pozitën e zëvendësministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, është emëruar Bajram Gecaj, në atë të Ministrisë së Shëndetësisë, Izet Sadiku dhe në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit Arton Retkoceri.