Kurti, Bajrami, Rexhepi vizitojnë shkollën 'Emin Duraku' në Prizren

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ministrja në detyrë e Arsimit Shkencës, Teknologjisë dhe Invacionit, Hykmete Bajrami dhe ministrja në detyrë e Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilija Rexhepi, mëngjesin e sotëm ka në vizituar shkollën fillore “Emin Duraku”, në Prizren.

Aty u njoftuan për zhvillimin e mësimit online si dhe gjendjen e objektit të shkollës.

Ministrja në detyrë e MAShTI-t , Hykmete Bajrami ka falenderuar drejtorin e shkollës si dhe mësimdhëniësit për të gjithë punën e zhvilluar.

“Në fakt kjo nuk është një vizitë e thjeshtë që po ja bëjmë, shkollës Emin Duraku . por që shkolla është shëndërru në studio  për gjirimin e video mësimeve  në  gjuhën turke dhe boshnjake , dy antë gjirimet  për video mësimet janë mbajt në Prishtinë, mirëpo për shkak të vështirësive që anë pasë mësimëdhënësit me duhëtu deri në Prishtinë në kohë pandemie kemi ardhë në një përfundim”, ka thënë Bajrami.