Kur pritet të hyjnë në fuqi masat e reja?

Sot, Oda e Hotelerisë dhe Turizmit paralajmëroi se së shpejti do të ketë masa të reja për parandalimin e pandemisë COVID-19.

Ndër masat që do të hyjë në fuqi është edhe rikthimi i orës policore dhe mbyllja e qendrave tregtare dhe gastronomia do të funksionoi vetëm në hapësirat e jashtme.

KALLXO.com ka kontaktuar Hysen Sogojevën nga Oda e Hotelerisë dhe Turizmit për të pyetur se kur pritet të hyjnë në fuqi masat e paralajmëruara.

“Sot e kemi pasur një takim me ministrin Vitia prej orës 17:30, dhe shpejt do të ketë vendime për masa. Së shpejti, nuk e dimë cilën ditë, por së shpejti. Do ta kemi edhe një takim dhe së shpejti pritet të hyjnë në fuqi masat e reja”, ka thënë ai.

Masat e reja, pritet të rikthehet ora policore

www.kallxo.com