Goran Bregoviq Foto nga Xavi Torrent/WireImage/ Getty Images)

Kundërshtohet pjesëmarrja e këngëtarit serbë në Korçë, paralajmërohet protestë

Nesër në ora 11:00 është paralajmëruar një protestë për të kundërshtuar pjesëmarrjen e këngëtarit serbë, Goran Bregoviç në festivalin e birrës në Korçë.

Faqja “Korça Report” në Facebook ka njoftuar se protesta tashmë është lajmëruar edhe tek autoritetet.

“Rezistencë në rritje kundër pranisë të këngëtarit serbo-kroat Goran Bregoviç në festën e birrës në Korçë, ndërsa bashkia si organizatore refuzon të tërhiqet nga ftesa për këngëtarin. Zhvillimi më I fundit në reaksionin e pakënaqësive është një protestë e lajmëruar nga qytetarët, dhe që pritet të zhvillohet nesër”, thuhet në njoftim.

“Sapo dorëzuam dokumentin ne komisariatin e Policia Korçë që njofton për protestë, për të ndaluar këngëtarit serb Goran Bregoviç në festen e birra Korça”, thuhet tutje në njoftim.

Dje gjatë ditës, Bashkia e Korçës tha se koncerti ku pritet të marrë pjesë edhe këngëtari serb nuk do të anulohet.

Bashkia e Korçës: Bregoviq është artist i madh, nuk e anulojmë koncertin

www.kallxo.com