Kufizimi i lëvizjeve, Bahtiri kërkon zbatimin e vendimit të Qeverisë

 

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka kërkuar nga qytetarët e Mitrovicës ta zbatojnë vendimin që ka marrë Qeveria e Republikës së Kosovës për kufizimin e lëvizjes.

Bahtiri në faqen e tij në Facebook ka shkruar se: “Kërkoj nga qytetarët e Mitrovicës që ta zbatojnë vendimin e Qeverisë për kufizimin e kohës së lëvizjes. Me 26 raste të reja të konfirmuara me koronavirus COVID-19, nuk kemi zgjidhje tjetër përveç të qëndrojmë në shtëpi”.

Qeveria e Kosovës, me datën 24 mars, mori vendim për ndalimin e lëvizjes së njerëzve dhe qarkullimit të veturave nga ora 10:00 deri në ora 16:00. Në vendim thuhet se edhe nga ora 20:00 deri në orën 06:00 të, mëngjesit nuk mund të dilet por ka përjashtime.

 

Vendimi i Qeverisë, në cilat orë nuk mund të dilni jashtë?