
Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Ku mbetën vaksinat? Flet Armend Zemaj - LIVE
04.3.2021 - 22:16
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tregon pse Kosova nuk u furnizua ende me asnjë vaksinë të vetme për COVID-19, ndonëse ai dhe Qeveria të cilës i përket kishin deklaruar se në muajin shkurt vjen kontigjenti i parë i vaksinave.
Në emisionin “Kallxo Pernime” flet edhe lidhur me me rritjen e rasteve me COVID-19, vonesën e ardhjes së vaksinave, negociatat që janë bërë për blerje të vaksinave dhe listën që kanë përgatitur për grupet që janë pritoritet për vaksinim.
Gjithashtu, pjesë e emisionit është edhe ministrja e Shëndetësisë e Shqipërisë, Ogerta Manastirliu, e cila flet për mënyrën si i siguroi Shqipëria vaksinat dhe sa prej tyre i kanë në dispozicion për mjekët dhe infermierët nga Kosova.