Kryetari Rama dekoroi të mbijetuarin e Srebrenicës

Kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama i ka dhuruar Çelësin e qytetit drejtorit ekzekutiv të Qendrës Përkujtimore në Srebrenicë (Bosnje dhe Hercegovinë) njëherësh i mbijetuari i këtij gjenocidi Emir Suljagiq.

Kryetari Rama tha se dyert e kryeqytetit do të jenë gjithmonë të hapura për Suljagiq.

“Dyert e tona janë gjithmonë të hapura për ju. Ju faleminderit shumë, ju lutem mbajeni këtë çelës dhe kujtoni që keni shokë këtu dhe Prishtina është qyteti yt”- tha kryetari Rama.

Ndërsa Suljagiç u shpreh se ndihet i nderuar që ndodhet në Kosovë.

“Ndihem shumë i nderuar që jam këtu, nuk jam ndjerë ndonjëherë kaq i nderuar, ju faleminderit shumë”- tha ai.

Emir Suljagiç, drejtor ekzekutiv i Qendrës Përkujtimore në Srebrenicë sot (10.06.2024) do të jetë pjesë e konferencës së organizuar në kuadër të hapjes së ekspozitës “Reporting House” në ish-shtëpinë e mallrave “Gërmia” në Prishtinë.

Në “Reporting House” do të ekspozohen edhe artefakte nga Qendra Përkujtimore e Srebrenicës.

Ekspozita “Reporting House” do të lansohet të hënën më 10.06.2024, ndërsa nga e marta (11.06.2024) do të jetë e hapur për publikun.

E prodhuar nga BIRN Kosova, KALLXO.com, Bienalja e Prishtinës dhe Paper Gallery, ekspozita prezanton punën e gazetarëve, fotografëve dhe artefakte të punonjësve të mediave, punë këto që vendosen krahas veprave të artit bashkëkohor që reflektojnë mbi ndikimin e luftës në dekadat që pasuan.

Më 10 qershor në Prishtinë lansohet ekspozita ‘REPORTING HOUSE’

Kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama i ka dhuruar Çelësin e qytetit drejtorit ekzekutiv të Qendrës Përkujtimore në Srebrenicë (Bosnje dhe Hercegovinë) njëherësh i mbijetuari i këtij gjenocidi Emir Suljagiq.
Kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama i ka dhuruar Çelësin e qytetit drejtorit ekzekutiv të Qendrës Përkujtimore në Srebrenicë (Bosnje dhe Hercegovinë) njëherësh i mbijetuari i këtij gjenocidi Emir Suljagiq.
Kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama i ka dhuruar Çelësin e qytetit drejtorit ekzekutiv të Qendrës Përkujtimore në Srebrenicë (Bosnje dhe Hercegovinë) njëherësh i mbijetuari i këtij gjenocidi Emir Suljagiq.
Kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama i ka dhuruar Çelësin e qytetit drejtorit ekzekutiv të Qendrës Përkujtimore në Srebrenicë (Bosnje dhe Hercegovinë) njëherësh i mbijetuari i këtij gjenocidi Emir Suljagiq.
Kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama i ka dhuruar Çelësin e qytetit drejtorit ekzekutiv të Qendrës Përkujtimore në Srebrenicë (Bosnje dhe Hercegovinë) njëherësh i mbijetuari i këtij gjenocidi Emir Suljagiq.

Reporting House është ekspozitë e prodhuar nga BIRN Kosova, KALLXO.com, Bienalja e Prishtinës dhe Paper Gallery, që prezanton punën e gazetarëve, fotografëve dhe artefaktet e punonjësve të mediave. Këto punime do të vendosen krahas veprave të artit bashkëkohor që reflektojnë mbi ndikimin e luftës në dekadat që pasuan. Reporting House i ofron publikut vendor dhe vizitorëve të huaj një pasqyrim të hollësishëm të luftës tonë evropiane që përmbylli shekullin e 20-të.

Ekspozita u mundëson vizitorëve të udhëtojnë në konfliktin që po vlonte gjatë viteve 1990, nga i cili lindi lëvizja guerile e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që më vonë shpërtheu në luftë në vitet 1998-1999 dhe kulmoi me 11 javë të sulmeve ajrore të NATO-s që çuan në çlirimin e Kosovës dhe në pavarësinë e saj në vitin 2008. Ekspozita shpalos draftin e parë të kësaj historie të shkruar nga gazetarët dhe demonstron rolin qendror që e ka luajtur media krahas interpretimeve artistike të mëvonshme të kësaj historie. Publiku ftohet që ta kuptojë më tej historinë e jashtëzakonshme të Kosovës, ndërsa ekspozita është e hapur për bashkëpunim për zhvillimin e saj të mëtejshëm.

Ju ftojmë të merrni pjesë në konferencë për shtyp për të dëgjuar nga disa prej artistëve e gazetarëve që do të kenë punët e tyre të prezantuara në ekspozitë.

Informacione shtesë rreth ekspozitës:

Ekspozita prezanton vepra të artistëve që vinë prej vendeve të ndryshme dhe emra të njohur nga bota e artit si Anri Sala nga Shqipëria, Adrian Paci nga Shqipëria, Goncalo Mabunda nga Mozambiku, Lala Meredith Vula nga Anglia, Zhana Kadyrova nga Ukraina, Lana Cmaijcanin nga Bosna dhe Hercegovina, Olafur Eliasson nga Islanda- Danimarka, Laura Imami nga Anglia dhe Besa Llugiqi e deri te artistët e rinj si Vullnet Jakupi dhe Vita Kasapolli nga Kosova.

Si pjesë e kësaj ekspozite prezantohen rreth 150 storje televizive të rrjeteve televizive botërore që janë transmetuar me xhirime për Kosovën ndërmjet viteve 1992 dhe 1999 nga  BBC, Das Erste (TV publik gjerman), Nippon TV, NHK (TV publik japonez), RTE (TV publik irlandez), EO 2 Vandaag (TV publik holandez), Tele 5 (TV spanjoll) dhe Frontline Television News. Këto reportazhe promovojnë punën e gazetarëve, fotografëve, operatorëve të kamerave dhe përkthyesve e producentëve lokalë që punuan në to.

Kontribuesit në këtë ekspozitë janë Jeremy Bowen, Ben Brown, Ilaz Bylykbashi, Thomas Dvorzak, Alan Chin, Donika Shahini, Paul Loëe, Max Stahl, Ridvan Slivova, David Loyn, Jehona Lushaku, Besnik Mehmeti, Nik Millard, Andreë Testa, Pal S. Refsdal, Flaka Surroi, Hazir Reka, Marija Ristiq, Fred Scott, Eliza Hoxha, Vaughan Smith, Nora Weller, Sean Whelan, Goran Tomaseviq, Sami Mustafa, Alban Bujari, Linda Gusia, Eki Rrahmani, Gazmend Avdiu, Detektor.ba, Srebrenica Memorial Center, Anibar, Koha Ditore, RTK, Produksioni 21 dhe Oral History Kosovo.

Sfidat me të cilat u përballën gazetarët që mbuluan luftën në Kosovë rezonojnë edhe sot e kësaj dite kur këtyre gazetarë u duhet të mbulojnë luftërat në Ukrainë, Gaza, Sudan e Etiopi duke u përballur me propagandën dhe dezinformimin e zmadhuar nga mediat sociale.

Reporting House do të hapet në Shtëpinë e Mallrave të Prishtinës “Gërmia”, që për herë të parë shndërrohet në hapësirë kulturore. Këtu dhe në dy hapësira tjera, në  Hamamin e Prishtinës dhe Paper Gallery, kjo ekspozitë synon të krijojë ambient për përsiatje, dialog dhe katarzë, duke e nderuar kujtimin për ata që kanë pësuar nga lufta në Kosovë dhe avokon për një të ardhme pa luftë.

Ekspozita është realizuar nga Jeta Xharra dhe kuruar nga Gazmend Ejupi.

Pjesa më e madhe e materialit televiziv arkivor dhe artefakteve janë dhuruar nga Vaughan Smith nga Frontline News Television që punoi në Kosovë në 1998-1999.

Ekspozita do të jetë e hapur deri në mes të shtatorit.