Kryetari i Vushtrrisë prezanton kabinetin e qeverisës

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka prezantuar kabinetin e e qeverisë së tij komunale.

Në një konferencë për media, Idrizi përveçse ka prezantuar kabinetin e komunës ka folur edhe për gjendjen në të cilën ndodhet qytetit i Vushtrrisë.

“Fillimisht më lejoni që të gjithë qytetarëve të Vushtrrisë të ju uroj festat e fundvitit duke ju dëshiruar shëndet dhe mbarësi. Së bashku me kabinetin tim do të angazhohem që të jemi në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim”, është shprehur Idrizi.

Ai po ashtu është shprehur se është Vushtrria është njëra ndër Komunat që ka emëruar pesë gra drejtoresha.

“Jemi ndër komunat e pakta që në ekzekutiv kemi emëruar pesë gra të zonja, duke përfshirë edhe kryesuesen e Kuvendit znj. Basholli që çon në gjashtë numrin e grave në qeverisje”, ka thënë kryetari i zgjedhur i Vushtrrisë.

Kryetari Idrizi shtoi se prioritet i parë i tij mbetet furnizimi me ujë të pijshëm për të gjithë qytetarët e Vushtrrisë, thuhet më tutje në komunikatën e Komunës së Vushtrrisë.

Ferit Idrizi fitoi Vushtrrinë në rundin e dytë të zgjedhjeve në balotazh me Xhafer Tahirin nga LDK.