Kryetari i Skenderajt vizitoi biznese të personave me aftësi të kufizuara

Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, ka vizituar sot tre qytetarë me aftësi të kufizuara në bizneset individuale të tyre në kuadër të projektit të Zyrës së Bashkimit Evropian, që implementohet nga Qendra Kosovare për Vetëpërkrahje.

Nura përmes një postimi në Facebook ka thënë se javën e ardhshme pritet të shtohet numri i personave me aftësi të kufizuara që do të fillojnë punën në kompani private dhe vetëpunësim.

“Arsimi, Edona dhe Donjeta, sot nisen mbarë punën e tyre në bizneset individuale dhe përfshirjes direkt në punësim, në kuadër të projektit të Zyrës së Bashkimit Evropian, që implmentohet nga Qendra Kosovare për Vetëpërkrahje, e ku edhe ne si Komunë bashkëfinancojmë këto aktivitete dhe nisma të tilla, që kanë për qëllim mbështetjen e personave me aftësi të kufizuara në punësim dhe mbajtje të familjes.Javën e ardhshme pritet të shtohet numri i personave me aftësi të kufizuara që do të fillojnë punën në kompani private dhe në vetëpunësim”, shkroi Nura.