Foto: Komuna e Prizrenit/Facebook

Kryetari i Prizrenit premton rregullimin e varrezave të martirëve dhe të pagjeturve në Krushë të Vogël

Në Ditën Ndërkombëtare të të Pagjeturve, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka e ka vizituar Krushën e Vogël ku ende janë të zhdukur 68 persona.

Haskuka ka premtuar që do të fillojnë rregullimin e varrezave në Krushë të Vogël.

“Me këtë rast, kryetari Haskuka njoftoi banorët e Krushës së Vogël se së bashku me Drejtorinë e Administratës, do të fillojnë projektin për rregullimin e varrezave të Martirëve dhe të Pagjeturve”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit.

1647 të pagjeturit janë kujtuar edhe nga liderët kosovarë.

Çështjen e të pagjeturve Thaçi e ka quajtur turp i bashkësisë ndërkombëtare.

Veseli është shprehur se Serbia ka përgjegjësi direkte për personat e pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë.

Ndërsa kryeministri Hoti ka thënë se në çfarëdo marrëveshje që do të arrihet me Serbinë, çështja e të pagjeturve do të jetë çështja kryesore.