Kryetari i Leposaviqit e befason me vizitë kryetarin e Zubin Potokut

Kryetari i Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, ka shkuar për vizitë sot te kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri.

Lajmin e ka bërë të ditur Zeqiri, i cili tha se vizita e Hetemit ishte “një befasi e këndshme e paparalajmëruar”.

“Sot pata kënaqësin ta kemi në vizit Kryetarin e Leposaviqit z.Lulzim Hetemin…. ishte nji befasi e këndëshme e paparalajmëruar… dhe gjithashtu më pastaj njê takim  i pritur me Ministrin z.Nenad Rashiq me bashkëpuntor…ku patëm rastin të takojm nji pjes të qytetarëve Serb”- ka shkruar Zeqiri në Facebook.

Natën e vitit të ri, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte njoftuar se Hetemi ka dalë nga zyra e tij para disa ditësh.

Kurti ka vizituar Hetemin dhe familjen e tij tek i cili shkoi me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq.

Kurti viziton Lulzim Hetemin në shtëpinë e tij