Kurti viziton Lulzim Hetemin në shtëpinë e tij

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka vizituar kryetarin e Leposaviqit, Lulzim Hetemin dhe familjen e tij.

Kryeministri ka theksuar se para tri ditëve, Hetemi, doli nga zyra e tij dhe e vizitoi kryetarin e komunës veriore të Mitrovicës, Erden Atiqin.

Kurti tek Hetemi shkoi me kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca, ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq.

“Gjatë bashkëbisedimin, kryeministri Kurti u njoftua nga kryetari Hetemi për punën e tij, për palët e shumta që i pret, për rregullin që është vendosur dhe planet zhvillimore”- thuhet në komunikatën e Kryeministrisë.

Kurti u shpreh mirënjohës ndaj Hetemit për angazhimin dhe qëndrueshmërinë, teksa uroi për vitin e ri Hetemin dhe familjen e tij.

“Kryeministri gjithashtu uroi vajzën e kryetarit Hetemi, Kosovaren, dhe Albanikun, mbesë e nip të dëshmores Fatime Hetemi, për diplomimin e tyre në mesin e 325 rekrutëve të rinj që iu bashkuan Forcës së Sigurisë së Kosovës” – thuhet tutje në komunikatë.