Kryetari Bahtiri nënshkruan kontratat me 44 studentët mitrovicas të përzgjedhur për bursat komunale

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, sot ka nënshkruar kontratat për bursa me 44 studentë për vitin akademik 2020/2021.

Bahtiri ka pritur studentët e përzgjedhur nga komisioni si përfitues të bursës komunale.

“Është kënaqësi e veçantë që jam sot në mesin tuaj, në mesin e studentëve më të dalluar ku përmes shkollimit dhe dijës së fituar ju do të siguroni një të ardhme dhe perspektivë me të mirë për Mitrovicën dhe vendin tonë. Andaj ju inkurajoj që të mësoni e studioni për të ngritur diturinë tuaj që në të ardhmen të bëheni profesionistë të vërtetë”, tha Bahtiri.

Pas nënshkrimit të kontratave, studentët u shprehën të jenë të kënaqur dhe mirënjohës për këtë mbështetje financiare që Komuna po iu ofron, si një motiv shtesë për të vazhduar studimet dhe një lehtësim financiar për familjet e tyre.