Screenshot: Albin Kurti/Facebook

Kryeministri Kurti udhëton për në Zvicër

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka udhëtuar sot për në Zvicër.

Siç bëhet e ditur në komunikatën e zyrës së tij, Kurti pasdite do të pritet në takim bilateral nga Presidenti i Konfederatës Zvicerane, Alain Berset.

Gjatë qëndrimit në Bern, ZKM njofton se Kurti do të zhvillojë po ashtu një takim me kandidatët shqiptarë për zgjedhjet federale të këtij viti.

Para disa ditësh, babai i futbollistit të njohur Granit Xhaka, Ragip Xhaka që udhëheq me degën e PDK-së në Zvicër i ka reaguar kryeministrit Kurti, duke i kërkuar që të mos përfshihet në zgjedhjet e brendshme në Zvicër.

Babai i Granit Xhakës i reagon kryeministrit Albin Kurti