Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ish të burgosurit politikë. Foto: Zyra e Kryeministrit të Kosovës, 09.04.2024

Kryeministri Kurti takoi ish të burgosurit politikë

Ish të burgosurit politikë të burgjeve serbe u pritën në takim nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ata rikujtuan tmerrin që përjetuan në atë kohë, derisa kujtuan shokët e burgut të cilët nuk jetojnë më e ata që nuk ishin në takimin e sotëm.

“Duke kthyer në kujtesë periudhën e përbashkët të kaluar si të burgosur politik, në këtë bashkëbisedim u fol në veҫanti për torturat e tmerrshme dhe dhunën sistematike që ushtrohej në burgjet serbe ndaj të burgosurve politikë shqiptarë” – thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

ZKM thotë se ata rikujtuan ngjarjet e qershorit 1999, kur forcat serbe u tërhoqën nga Kosova më 10 qershor, dhe kur mbi dy mijë shqiptarë u transferuan në burgjet në Serbi e folën periudhën mes qershorit e korrikut 1999, kur konsideroheshin të zhdukur, pasi familjet e tyre nuk dinin asgjë për vendndodhjen apo fatin e tyre.

Në takim mori pjesë edhe Drejtori i Institutit për Krimet e Kryera gjatë luftës, Atdhe Hetemin me të cilin u diskutua për ruajtjen e memories kolektive e dokumentimin e krimeve të kryera nga Serbia gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Takimi i kryeministrit Kurti me ish të burgosur politikë | Foto: ZKM
Takimi i kryeministrit Kurti me ish të burgosur politikë | Foto: ZKM
Takimi i kryeministrit Kurti me ish të burgosur politikë | Foto: ZKM