Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq.

Kryeministri i Malit të Zi kërkon lirimin e malaziasit të arrestuar dje në Gazimestan

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, ka kërkuar nga autoritetet e Kosovës që të lirojnë qytetarin nga Podgorica i arrestuar dje në Gazimestan.

Ai përmes rrjetit Twitter ka thënë që në rast se ai është i pafajshëm dhe duhet të lirohet menjëherë.

“Mediat kanë publikuar një video ku forcat e Policisë së Kosovës, duke përdorur forcë, kanë arrestuar një djalë të ri, për të cilin thuhet se është nga Podgorica. Ne u kërkojmë autoriteteve të Prishtinës të na tregojnë nëse e kanë arrestuar dhe pse e kanë bërë këtë, gjithashtu, nëse ai nuk është pjesë e krimit, të lirohet menjëherë”, ka  thënë Krivokapiq.

Gajtë ditës së djeshme, qytetarë serbë nga Kosova e Serbia u mblodhen në Gazimestan të Obiliqit për shënimin e përvjetorit të Betejës së Kosovës të vitit 1389.

Policia ka monitoruar këtë aktivitet duke kontrolluar çdo kënd të hyrjes në kompleksin e përmendores në Gaznimestan.

Gazimestan, serbë nga Kosova e Serbia mblidhen për Betejën e Kosovës