Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, Foto:Dmytro Kuleba, Facebook
Kryediplomati ukrainas propozon shkëputjen e raporteve me Iranin
Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, tha se do t’i propozojë presidentit Volodymyr Zelensky, që të shkëpusë raportet diplomatike me Iranin, për shkak të furnizimit të Rusisë me dronë dhe armë të tjerë.
Kuleba u tha gazetarëve në Kiev më 18 tetor se do ta bëjë këtë propozim për shkak të “shkatërrimit masiv që kanë shkaktuar dronët iranianë në infrastrukturën e Ukrainës, përfshirë edhe shumë vdekje”, teksa Rusia po përdor në pushtimin e saj të Ukrainës dronë iranianë.
Kuleba shtoi se Ukraina më herët nuk kishte pasur kurrë qëndrim anti-iranian, por pasi “Irani u bë bashkëpunëtor i krimeve ruse në territorin tonë” Kievi do të “marrë një pozicion të qartë dhe të drejtë”.
“Veprimet e Iranit janë të poshtra dhe gënjeshtra që ne nuk do t’i tolerojmë”, tha Kuleba.
“Nëse Irani ndalon së furnizuari Rusinë me armë, ne do të bisedojmë për të ringjallur raportet tona të ndërlikuara”.
Deklarata e Kulebës vjen pasi Rusia vazhdoi sulmet ndaj Ukrainës, duke përdorur dronë kamikazë dhe raketa.
Rusia tha se ka blerë qindra dronë iranianë të llojit Shahed-136, të cilat po i përdor kundër Ukrainës./REL